Lajme

Gjashtë të lënduar në aksident në Has të Prizrenit, një në gjendje më të rëndë

09/18/2022 23:50
nga:Gazeta Blic

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kojushë e Hasit.

Një nga të lënduarit është në gjendje më serioze.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Ai theksoi se të lënduarit po marrin trajtim në spital.