Sporti

Gjashtë gola ndaj Blackburn’it, Liverpooli gati për rikthim në Premier Ligë

06/11/2020 19:44
nga:M K

U mjaftojnë vetëm edhe dy fitore, që ta sjellin në Anfield trofeun e parë të Premier Ligës në 30 vitet e fundit.

“Të kuqtë” nga “Merseyside” mposhtën Blackburnin me rezultat 6-0 në miqësoren e fundit para se të rikthehen në kampionat, përcjell GazetaBlic.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e kampionëve aktual evropianë, kurse golat për ekipin e teknikut gjerman i shënuan, Mane, Keita, Minamino, Matip, Hoever dhe Clarkson.

Kujtojmë se Liverpooli do të ndeshet me Evertonin në ndeshjen e parë pas rikthimit, kurse me një humbje të Manchester Cityt nga Arsenali, Liverpooli me fitore do ta siguronte titullin e shumëpritur.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri