Cool

Gjarpërinjtë “pushtojnë” zyrën, Presidenti detyrohet të punojë nga shtëpia

04/19/2019 18:52
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Liberisë, George Weah, është detyruar të largohet nga zyra e tij dhe të punojë në banesën private.

Shkak për këtë janë bërë dy gjarpërinj, që u gjetën në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, aty ku ndodhet dhe vendi zyrtar i zyrës së punës së presidentit.

Nga ndërtesa është larguar i gjithë stafi, që pritet të kthehet më 22 prill.

Sekretari për shtyp, Smith Toby u shpreh:

Ky vendim është marrë për të larguar zvarranikët dhe rrëshqanorët nga ndërtesa. Ministria e Punëve të Jashtme pret zyrën e presidentit, kështu që bëri një memorandum të brendshëm duke i kërkuar stafit të qëndrojë në shtëpi derisa të pastrojnë ndërtesën.”

Që prej vitit 2006, zyra e presidentit në Liberi është zhvendosur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi për shkak të një zjarri u dogj e gjithë zyra presidenciale.