Lajme

Gjakova proteston sot, në mbrojtje të jetës së gruas

08/10/2018 07:22
nga:A. R.

Gjakova sot proteston kundër dhunës dhe vrasjes së grave, me theks të veçante për vrasjen që tronditi dy netë më parë Brekocin e Gjakovës.

Shoqëria Civile e Gjakovës, në përkrahje nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), organizojnë marrshim prej Parkut të Qytetit deri tek Çarshia e vogël për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40 vjecare dhe vajzës së saj, në Brekoc të Gjakovës, dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.

Individ e aktivistë nga shoqëria civile, të bashkuar kërkojnë t’i japet fund dhunës dhe t’u thon të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!

Kjo protestë është organizuar si reagim kundër vrasjes së dyfishtë si pasojë e dhunës në familje, në Komunën e Gjakovës.

Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën na qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës.

/GazetaBlic/

10/09/2019 20:05

LAJM I FUNDIT: Policia e Kosovës kthen një tjetër klub serb në kufi