Sporti

Giresse: Nuk do shohim rezultatet e kaluara ndaj Greqisë, do përpiqemi ta dominojmë ndeshjen

06/04/2022 17:37
nga:E K

“Dardanët” do të përballen me kombëtare e Greqisë ditën e nesërme, takim ky që zhvillohet në ora 20:45.

Kosova do jetë nikoqirë në ndeshjen që luhet në “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Kombeve të kategorisë C, shkruan GazetaBlic Sport.

Para këtij takimi, Vedat Muriqi dhe trajneri i Kosovës, Alain Giresse kanë folur për media.

Giresse u shpreh i lumtur me kualitetin e lojtarëve të Kosovës sidomos në fazën e sulmit duke shtuar se është e vështirë për të të vendos se kush do të startojë ndeshjen.

“Padyshim që është zgjedhje e vështirë duke pasur parasysh lojtarët cilësor që kemi, sidomos duke ditur që në disa reparte kemi opsione të shumta, krahët e sulmit gjithmonë është problematike të zgjidhen startuesit”, tha fillimisht selektori i Kosovës.

“E kemi filluar kampanjën me rezultat pozitiv, e kemi studiuar kundërshtarin në ndeshjen e tyre ndaj Irlandës Veriore, nuk do i kem parasysh ndeshjet e kaluara ndaj Greqisë, do mundohemi ta dominojmë lojën”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/