Showtime

Gigi Hadid zbulon se ka qenë shtatzënë gjatë Javës së Modës në muajin shkurt dhe mars

05/21/2020 11:57
nga:N S

Modelja, Gigi Hadid ka treguar se ka qenë shtatzënë muaj më parë kur ka modeluar në pista të modës gjatë muajit shkurt, mars dhe prill.

Supermodelja, 25-vjeçare po pret fëmijën e saj të parë nga i dashuri  Zayn Malik, shkruan DailyMail transmeton GazetaBlic.

Ajo dje hyri live në ‘Instagram‘ duke prezantuar disa produkte të Maybelline. Gigi, po ashtu tregoi se ka qeshur kohët e fundit me spekulimet se ajo ka mbushje në fytyrë. Ajo tha ‘njerëzit mendojnë se bëj mbushëse në fytyrën time dhe kjo është arsyeja pse fytyra ime është e rrumbullakët’, por nuk është e vërtetë sepse kështu e kam pasur fytyrën që kur kam lindur.

Grimerja, Erin Parsons tha se kam menduar me vetën se fytyra e Gigit ka ndryshuar si shkak i shtatëzënisë. Gigi tha se mua më pëlqen t’i kem faqet e tilla pasi që ka gjëra që njeriu nuk mund t’i ndryshojë në veten e tij.

Java e Modës në New York u zhvillua me datë 6-13 shkurt,  pastaj në Londër me 14-18 Shkurt, Milano 18-24 shkurt dhe Paris 24 Shkurt – 4 Mars. Gigi ka ecur në pista të modës por nuk u dallua ndonjë shenjë se ajo është shtatzënë.

Modelja, muajin e kaluar konfirmoi në emisionin Tonight Starring me Jimmy Fallon se është shtatzënë me këngëtarin, Zayn Malik.

/GazetaBlic/

 

 

09/24/2020 08:49

Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër për herë të parë, modelja lind një vajzë