Showtime

Gigi Hadid publikon fotografi të modeles shqiptare, duke e zgjedhur si të preferuarën e saj

02/18/2020 10:33
nga:L I

Ajo padyshim cilësohet si një nga modelet më të mira në botë, shkruan GazetaBlic.

Gigi Hadid së bashku me motrën e saj janë ndër modelet më të paguara në botë, duke bërë që të bëhen imazh edhe i markave të famshme botërore.

Modelja ka vite që është pjesë e kampanjës së markës Reebok, ndërsa së fundmi ka qenë modelja shqiptare Trejsi Sejdini ajo e cila ka pozuar me një nga veshjet e kësaj marke, koleksion nga Gigi hadid.

Kjo e fundit ka pëlqyer veshjen e Trejsit ku dhe nuk ka hezituar ta shpërndaje në llogarinë e saj në Instagram.

Ndryshe, Gigi ka vetëm pak kohë që është ribashkuar me Zayn Malik, ish anëtarin e grupit “One Direction” me të cilin ka vite që është në lidhje dashurie.

/GazetaBlic