Showtime

Gigi Hadid me veshje prej një marine në sirenë, hap pistën e modës në Paris

01/23/2020 18:54
nga:N S

Ajo është një nga modelet më të reja e cila kërkohet në industrinë e modës.

Nuk është për t’u habitur që Gigi Hadid iu dhurua nderi të shëtiste në shfaqjen e pistës së modës,  Pranverës / Verë 2020 të Mërkurën, shkruan DailyMail përcjellë GazetaBlic.

24 vjeçarja, eci në pistën e modës me dy veshje brenda disa minutash. Hadid, kaloi për herë të parë në koleksioni e stilistit Haute Couture pranverë / verë 2020.

Me kapelë detari me ngjyrë të bardhë modelja tregoi gjysmën e saj të tonifikuar dhe bluzë me shirita blu të përshtatur me pantolla të bardhë me dizajn interesant, një palë take i dhanë hijëshi Gigi-t. Lëkura e saj u shfaq e freskët dhe e përsosur.

Më pas, modelja doli nga pista për të ndryshuar veshjen e saj të dytë për këtë mbrëmje. Me vetëbesim të fuqishëm dhe e pa arritshme, Gigi mori rrugën në pistë me veshjen plot stil. Veshja ishte pak e paqartë, por kishte bukurinë e saj pasi që modelja kishte veshur këtë veshje e bëri edhe më të veçantë.

Në veshjen e saj, gjysmë pelerine të hollë të tejdukshme dhe pjesën tjetër materiali, Hadid mori vëmendje me reçipetat gladioatori të vendosura në gjoksin e saj. Gigi, kishte vendosur edhe një palë vathë të mëdhenjë me stil industrial, ndërsa flokët i kishte kapur.

Motra, Bella Hadid ishte gjithashtu pjesë e shfaqjes  modës, së bashku me modelet e tjera Jourdan Dunn dhe Coco Rocha.

/GazetaBlic./

LEXO EDHE LINQET E MËPOSHTME:

Sot në New York, të gjithë sytë nga Gigi Hadid

Gigi Hadid me veshje plot stil, kalon rrugëve të kryeqytetit francez

02/20/2020 18:18

Gigi Hadid flet për të ardhmen e saj: Dua të kem fëmijë me Zayn Malik