Showtime

Gigi Hadid me stil të viteve të 90-ta, bën ‘show’ në javën e modës në Paris

06/20/2019 19:11
nga:Natyra

Java e Modës së Parisit është duke u zhvilluar në kryeqytetin francez, duke sjellë emrat më të mëdhenj në stilin dhe showbizin e ‘FROW‘, shkruan DailyMail përcjellë GazetaBlic.

Modelja e njohur Gigi Hadid mori pjesë në këtë pasarelë të modës. Ajo kishte veshur veshjen e firmës ‘Louis Vuitton’ e cila dukej shumë më stil ku bëri që të gjithë ta shikojnë bukuroshen.

24 vjeçarja, ishte veshur me stil të viteve të 90-të. Ajo kishte zgjedhur veshjen me ngjyrë të bardhë, pantolla të gjerë dhe këmishën po ashtu.

Ajo kompletoj veshjen e saj me një kapuç të firmës ‘Louis Vuitton’, e cila binte në sy. Gigi, vendosur kishte edhe makijazh si dhe disa bizhuteri, në dorë mbante edhe një çantë. Detaji që nuk humbi pa u parë ishin këpucët që ajo kishte mbathur.

E veçanta e modeles ishte dora që e mbante në xhep, ku e bënte edhe me tërheqëse.

Gigi për nga jeta e saj profesionale është duke pasur një javë të zënë në Paris, bashkë me motrën e saj Bella Hadid.

Nga jeta e saj private po thuhet se ajo është e vetme pas ndarjes nga këngëtari Zayn Malik. Modelja bukuroshe dhe Zayn njoftuan për ndarjen e tyre në rrjetin social ‘Twitter‘ në vitin 2018-të.

Çifti, dukej se ishte kthyer së bashku në prill të vitit të kaluar pasi DailyMail.com i zuri duke i fotografuar Gigin dhe Zayn duke ndarë një puthje në një trotuar të qytetit të Nju Jorkut.

Mirëpo sipas disa thashethemeve ata janë ndarë përsëri në janar të këtij viti.

/GazetaBlic/

06/13/2019 16:58

Bella dhe Gigi Hadid kalojnë një super mbrëmje bashkë pas një punë të lodhshme