Showtime

Gigi Hadid me fustan të gjatë, tregon linjat perfekte në shfaqjen e modës verë/dimër në Paris

01/19/2020 08:55
nga:N S

Ajo është njëra nga modelet me të bukura të pistës së modës.

Të shtunën në Paris, Gigi Hadid mori pjesë në shfaqjen e modës verë/dimër nga Jacquemus Menswear, shkruan DailyMail përcjellë GazetaBlic.

Modelja 24 vjeçare, shfaqi linjat e saj të bukura trupore derisa ecte në pistë me fustanin ngjyrë të hirtë. Gigi, dukej sensacionale në këtë fustan.

Modelja e cila kohëve të fundit u bashkua me ish të dashurin e saj Zayn Malik, për t’iu përshtatur fustanit, shtoi një palë sandale me rripa dhe vathë prej ari. Flokët e saj i kishte ndarë në qendër të kokës derisa kishte shtuar një makijazh të thjeshtë në fytyrë.

Paraqitja e saj e radhës në pistë të modës vie pas Gigi u pushua nga detyra si gjyqtare në gjyqin Harvey Weinstein në New York. Kjo gjë u bë e ditur të enjten. Gigi, u pa në orën 9:00 të mengjesit në sallën e gjyqit të New York-ut bashkë me truprojën e saj. Ajo mbante një çantë me ngjyrë të zezë në dorë dhe në dorën tjetër një filxhan kafe. Ajo nuk u prononcua për media vetëm iku në një dhomë pastaj u pa duke u larguar nga salla e gjyqit.

Avokatët e producentit hollywoodian, e kanë kundërshtuar që nga fillimi përfshirjen e modeles së famshme në jurinë e këtij rasti gjyqësor. Ata kanë deklaruar se Hadid është mike me, Cara Delevigne, një nga 105 gratë që e ka akuzuar publikisht producentin e filmit, për llojet e ndryshme të sjelljeve seksuale ndaj tyre.

/GazetaBlic/

 

02/20/2020 18:18

Gigi Hadid flet për të ardhmen e saj: Dua të kem fëmijë me Zayn Malik