Showtime

Gigi Hadid me dukje plot stil, largohet nga shfaqja Chanel PFW

03/03/2020 16:01
nga:N S

Janë ditët e fundit të Javës së Modës në Paris.

Modelja Gigi Hadid ishte e pranishme në pistën e modës të markës  Chanel, Vjeshtë / Dimër 2020-2021 të Martën, transmeton GazetaBlic.

 

24 vjeçarja, mori vëmendje teksa doli rrugëve duke përshtatur veshjen e saj në menyrë të përsosur. Gigi, kishte veshur një këmishë dy ngjyrëshe duke e kombinuar me pantallona të gjera, një pallto të gjatë dhe çizme material krokodili.

Ajo flokët i kishte kapur të gjitha prapa kokës teksa në sy mbante syze dielli. Gigi u kthye në pistën Chanel për herë të parë që kur u detyrua të shoqërojë komedianin francez dhe yllin e YouTube Marie Benoliel pasi ajo hyri në skenë sezonin e kaluar. Modelja, kishte vendosur edhe makijazh në fytyrë, me thjeshtesinë e saj nuk kishte se si të mos binte në sy nga paparazzet.

Dukjen e përfundoi me një çantë të vogel që mbante në dorë, duke kaluar rrugës nuk e la anash të jepte një buzëqeshje të lehtë fotografëve.

 

/GazetaBlic/

09/24/2020 08:49

Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër për herë të parë, modelja lind një vajzë