Lajme

‘Gianna nuk ka më një baba’- flet nëna e vajzës së George Floyd

06/03/2020 08:39
nga:Y I

Roxie Washington, nëna e vajzës gjashtë vjeçare të George Floyd, Gianna-s, foli në një konferencë për shtyp teksa bëri thirrje për drejtësi.

“Gianna nuk ka baba” tha ajo. “Ai kurrë nuk do ta shikojë vajzën e tij teksa rritet, nuk do ta shikojë teksa diplomohet. Nëse Gianna ka ndonjë problem dhe që ka nevojë për babanë e saj, nuk do ta ketë më atë”- shtoi Washington.

“Unë jam këtu për fëmijën tim dhe jam këtu për Xhorxh sepse dua drejtësi për të. Unë dua drejtësi për të sepse ai ishte i mirë pa marrë parasysh çfarë mendon dikush”- vijoi Roxie Washington.