Faruk Statovci tregon se gjatë kohës kur ishin zgjedhjet lokale, ai e ka votuar Ekrem Hysenin nga radhët e LDK-së.
Ndër të tjera ai tregon se Hyseni është një prej doktorëve më të mirë, ku shpesh herë u del në ndihmë vullnetarisht njerëzve në nevojë.
Statofci shprehet i bindur se sërish është i gatshëm që ta votoj Ekrem Hysenin.
“Zgjedhjet lokale që kanë qenë, ia kam dhënë votën Ekrem Hysenit që është i LDK-së. Është një prej djemvë, një prej doktorve më të mirë.
Ekremi është doktor me profesion, i vetmi person që nuk ka nevoj me ftu por ka shku vullnetarisht ti ndihmojë njerëzit që kanë nevojë, prandaj ia kam dhënë votën, dhe prap e ka votën time”, ka thënë ai.