Lajme

Gëzim Kryeziu jep dorëheqje nga LDK

06/20/2017 17:47
nga:Gazeta Blic

Anëtari i Kryesisë së LDK -së në Suharekë, dhe kryetari i nëndegës më të madhe në qytet si dhe asambleisti i tanishëm i Asamblesë Komunale të Suharekës, përfundimisht ka vendosur të jep dorëheqje nga LDK dhe nga të gjitha funksionet që i ka brenda këtij subjekti politik.

TherandaPost ka kontaktuar Gëzim Kryeziun, i cili ka theksuar se -” Po është e vërtetë unë nuk jam më në LDK dhe jap dorëhqje nga funksionet që i kam pasur aty. E kam njoftuar edhe kryetarin e degës Sali Asllanaj për dorheqjen time të cilën me shkrim do t’ia dorëzoj”.

Ai ka theksuar se do të mbetet asambleist i pavarur për të mbrojtur interesat e qytetarëve që e kanë votuar.

11/11/2019 11:12

Zyrtari i LDK-së publikon “pazaret” mes qeverisë së Ramës dhe asaj serbe