Sporti

Getta Beqa përfaqëson Kosovën në kampionatin botëror të Fitnessit që do të mbahet në vendin që nuk na njeh si shtet

11/15/2018 16:45
nga:M K

Getta Beqa nuk e ka ndërmend të ndalet.

Beqa do të mbrojë ngjyrat e Kosovës në kampionatin botëror të Fitnessit që do të mbahet në Pekin, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka bërë të ditur menagjmenti i sportistes përmes mjeteve elekronike të komunikimit.

Më poshtë edhe lajmërimi i tyre i plotë.

Getta Beqa përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të Fitnessit në Pekin

Atletja dhe kampionja botërore e Fitnessit Getta Beqa, ka udhëtuar për ne Pekin të Kinës, ku do ta përfaqësoj Kosovën, në Kampionatin Botëror të Fitnessit, i cili do të mbahet me 17-19 nëntor.

Ajo do të garoj në kategorinë “Wellnes Fitness”, ku synon vendin e parë dhe rrëmbimin e kupës.

Pas suksesit që atletja pati në Madrid, ku ajo arriti të marrë vendin e parë, në garën e fitnesit “IFBB ELITE PRO” në kategorinë Wellness Fitness, ku paraqitja, imazhi e suksesi i saj ndërkombëtar, ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë mënjanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës, Beqa synon një sukses të ngjashëm, ta ketë dhe në Kampionatin Botëror të Fitnessit, i cili do të mbahet në Kinë.

Megjithëse, jo rrallë herë i ka munguar përkrahja institucionale, atletja Getta Beqa nuk heziton aspak të promovoj vendin e saj në botë dhe në shtetet, të cilat ende se kanë njohur Kosovën, si në rastin e Spanjës ku me të marrë çmimin e parë, ajo ka ngritur flamurin e Kosovës në qendrën e Madridit.

E po ashtu dhe në rastin e Kinës, ku ajo do të marrë pjesë në kampionatin Botëror të Fitnessit dhe do ta përfaqësoj Kosovën, në një shtet i cili nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit, nga vjen dhe vet atletja kosovare Getta Beqa.

Por për të qenë sa më në formë dhe e përgatitur për garat në Fitness, atletja Getta Beqa, gjatë këtij viti, përgatitjet i ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ndryshe vitin e kaluar, Getta Beqa, arriti të dalë e para në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian. Suksesi i arritur ka bërë që garuesja kosovare, të marrë edhe oferta të ndryshme, për të stërvitur sportistë anembanë globit.

Këto janë çmimet që atletja Getta Beqa i ka fituar gjatë vitit të kaluar:

World Champion , European Champion, World Wellness, Overall Wellness, Wellness Arnold Clasik Europe, Wellness Diamond Cup, Overall Diamond Cup.

Getta Beqa Management

/GazetaBlic/

12/06/2018 14:23

Geta Beqa rreshton tre hapat për të bërë trupin si të sajin!