Showtime

Getoar Selimi s’po i kupton “artistët” që po publikojnë këngë në kohë pandemie: Ku po e gjejnë inspirimin?

04/09/2020 18:40
nga:L I

Ndonëse të gjithë të izoluar, artistë të shumtë nuk kanë lënë pa dhën mesazhe sensibilizuese për qytetarët dhe këshilla të shumta që të mbrohen ndaj koronavirusit, shkruan GazetaBlic.

E disa prej tyre realizuan dhe koncerte të vogëla brenda ambienteve të shtëpive të tyre.

Mirëpo, pavarësisht kësaj ka artistë që këto ditë kanë lansuar dhe projektet e tyre, e të realizuara edhe me klipe, e kjo gjë i ka penguar reperit Getoar Selimi.

Anëtari i “BabaStars” është shprehur se nuk e kupton se nga po e gjejnë inspirimin.

“Hic s’po muna me ditë qysh edhe ne cka po inspirohen keta “artista” në këtë kohë..hallall ua befte Zoti” ka ironizuar Getoar Selimi.

/GazetaBlic