Showtime

Getoar Selimi pjesë e koncertit për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë

01/24/2020 15:40
nga:L I

Këtë vit Erion Veliaj do organizojë koncert me rastin e 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, shkruan GazetaBlic.

Tashmë është bërë i ditur dhe emri i parë e që është pikërisht Getoar Selimi.

Ditën e sotme kryetari i Tiranës ka pritur në zyrën e tij këngëtarin i cili numëron një karrierë të gjatë muzikore.

Përmes një fotografie në Instagram, kryetari i Tiranës ka konfirmuar pjesëmarrjen e Getit në këtë Koncert.

Ndërkohë, përpos takimit miqësor, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe reperi i njohur, kanë shkëmbyer edhe një bisedë së bashku.

/GazetaBlic