Mbrëmë banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova e kanë realizuar programin e Vitit të Ri, me të cilin kanë krijuar një atmosferë shumë të mirë.
E sot, i pari nga banorët është zgjuar Getinjo, i cili menjëherë pasi ka ndezur një cigare, i është drejtuar kamerës, duke e uruar sërish Vitin e Ri.
“Mirëmëngjesi dhe urime Viti i Ri edhe njëherë”, është shprehur Getinjo.