Sporti

Getafe refuzon të udhëtojë drejt Milanos për ndeshjen ndaj Interit

03/11/2020 13:23
nga:M K

Getafe do të luajë ndaj Interit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës, por i njejti duel pritet të mos zhvillohet.

Shkak për këtë është koronavirusi dhe frika e madhe që i ka kapluar skuadrat që u duhet të udhëtojnë drejt Apenineve, shkruan GazetaBlic.

E fundit është skuadra nga paralagjia e Madridit, Getafe, kryetari i së cilës refuzon të marrë rrugë drejt qytetit të modës.

Kryetari i klubit, Angel Torres ka thënë se nuk mendon të udhëtojë fare, pasi pëlqen që ta humb ndeshjen në tavolinë sesa t’u shkaktojë probleme në shëndet lojtarëve.

Gjithashtu, probleme do të ketë edhe në ndeshjet e ndërsjella Sevilla – Roma, pasi linjat e rregullta të aeroplanëve mes dy vendeve janë bllokuar, kurse duhet leje speciale që ekipet të udhëtojnë drejt vendeve respektive.

/GazetaBlic/

08/05/2020 20:07

Formacionet zyrtare: Inter – Getafe