Showtime

Geta Beqa tregon format perfekte trupore nga palestra

04/25/2019 21:39
nga:L I

Geta Beqa është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku kohë pas kohë publikon fotografi dhe video nga angazhimet e përditshme për të mbajtur gjithmonë trupin në formë, shkruan GazetaBlic.

Bukuroshja, e cila dikur ishte këngëtare dhe aktore, tash është shndërruar në një yll ‘bodybuildingu’ dhe një instruktore e suksesshme fitnesi.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 165 mijë ndjekës, ajo i vë në pah linjat trupore që admirohen nga të gjithë.

Ajo që dihet është se Beqa është një kampione e shumëfishtë në botë, teksa ka rrëmbyer shumë çmime të para kudo që na ka përfaqësuar si sportiste.

Ndryshe ajo është edhe nënë dhe kujdesin për fëmijët e saj nuk e ka lënë asnjëherë anash./GazetaBlic