Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologen nga Sllovenia, Tanja Fajon.
Në një konferencë për media, Gërvalla ka theksuar se Serbia është aleatja më e afërt e Rusisë
“Kosova në vazhdimësi nuk e ka fshehur aspiratën e saj për tu anëtarësuar në NATO. E dimë që edhe brenda NATO-s dhe BE-së ka biseda intensive për situatën tonë”, tha ajo.
“Nuk mund ta heq faktin që fqinji ynë Serbia është aleati më i afërt i Rusisë – madje ka edhe marrëveshje të lidhura rreth politikës së jashtme të koordinuar” vlerësoi ministrja e Punëve të Jashtme .
“Andaj edhe kërcënimet që i bën, kërkojnë një përgjigje të përbashkët, një përgjigje të unifikuar me qëllim që strategjitë e tilla të mos funksionojnë në vendin tonë”, tha ajo.


