Sporti

Gerrard, Lampard edhe Ferdinand njëzëri, shpallin fituesin e Ligës së Kampionëve

03/14/2018 10:03
nga:Y.K

Analistët e futbollit në “BT Sport”, Rio Ferdinand, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, kanë thënë njëzëri se Real Madridi është favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Nëse parashikimet e tre ish-yjeve të Anglisë dalin të jenë të sakta, atëherë gjiganti spanjoll do ta fitojë këtë trofe të çmueshëm për të treten herë radhazi.

Ekipi i Zinedine Zidane shkroi historinë sezonin e kaluar duke u bërë ekipi i parë që prej Milanit më 1990 që e mbron me sukses titullin në Ligën e Kampionëve.

Reali ka kaluar në çerekfinale të këtij edicioni të Championsit pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve në 1/8 e finales kundër Paris Saint-Germainit.

“Real Madridi thjesht për shkak të përvojës dhe faktorit Ronaldo”, ka thënë Ferdinand në BT Sport.

Gerrard ka shtuar: “Liverpooli ka shanse, por Reali është favorit me të drejtë”.

Lampard theksoi: “Pajtohem, por është e vështirë të parashikosh”.

06/23/2018 10:07

Rio Ferdinand mbron Serbinë: Pse nuk intervenoj Vari ?