Sporti

Gerrard debuton me fitore përballë Shkupit në Europa League

07/12/2018 22:42
nga:Y.K

Ish kapiteni legjendar i Liverpoolit Steven Gerrard ka debutuar me fitore në Europa League

Gerrard i cili është duke e udhëhequr skuadrën e famshme skoceze, Rangers, ka fituar me rezultat 2-0, përballë skuadrës shqiptare FC Shkupi, shkruan Gazeta Blic

Golat për skuadrën nënkampione të Skocisë janë shënuar nga Murphy në minutën e 23 dhe golin e dytë e ka shënuar Tavernier nga pika e bardh në minutën e 93, të takimit.

Pas një jave këto dy skuadra do të takohen në kryeqytetin e Maqedonisë. Shkup./Gazeta Blic