Sporti

Gerard Pique mund të bëhet president i Barcelonës

12/28/2018 20:58
nga:M K

Gerard Pique nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.

Ai synon që edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar, të vazhdojë të qëndrojë edhe më tutje në klub, shkruan GazetaBlic.

Katalunasi nuk kërkon që të jetë në shtabin teknik, por në kryesi të njërit prej klubeve më të mëdha në botë.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Pique dëshiron që të kandidojë si president, pas përfundimit të mandatit nga Bartomeu, numri një aktual i verdhë e kuqëve.

Ndoshta edhe do të jetë vështirë e arritshme, por projekti i tij që aty të angazhohen edhe Puyol dhe Xavi, ndoshta mund të ndikojë sadopak.

Gjithsesi mbetet të shihet në të ardhmen e afërt, nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

06/16/2019 20:37

Carlos: Ish afër transferimit tek Aston Villa!