Showtime

Georgina pranon se është turpëruar të ushtrojë me Ronaldon

06/12/2020 17:56
nga:M K

I dashuri i saj është një nga futbollistët më të famshëm në botë.

Georgina Rodriguez ka zbuluar se fillimisht kishte turp të ushtrojë me Cristiano Ronaldon, për shkak të statusit të tij ‘atlet elitar’, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Modelja, 26 vjeçe, pranoi që tani ka mësuar të dashurojë palestrën me partnerin e saj, 35 vjeç, dhe ndërsa fillimisht u ndje e frikësuar për shkak të ndryshimit në aftësinë fizike, ajo thotë se kishte mësuesin më të mirë.

Georgina tregoi figurën e saj të tonifikuar në një veshje sportive me ngjyrë të bardhë në kopertinën e revistës “Women Health”, ndërsa tregoi se futbollisti është ‘frymëzimi më i madh i saj’.

“Unë isha e turpëruar të ushtroja me Cristianon, imagjinojeni të trajnohesha në të njëjtin vend me të. Unë zakonisht praktikoja ushtrimet në shtëpi kur ai vazhdonte në klubin e tij, në mënyrë që të mund të kalonim më shumë kohë së bashku”, tha ajo.

“Por, më pas kjo ndjenjë është larguar, pasi tani ai është kthyer në motivim dhe inspirim për mua”, shtoi Georgina.

Ajo tha se Cristiano stërvitet në mëngjes dhe pasdite dhe se i përkushtohet pasionit të tij për futbollin.

08/07/2020 23:20

Ronaldo nuk do të jetë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas plotë 10 vjetësh