Sporti

Gentrit Begolli shërohet nga Covid-19

08/02/2020 14:21
nga:Lorik J

Gentrit Begolli, futbollisti i Flamurtarit të Prishtinës është shëruar nga Covid-19.

Begolli ishte prekur me Covid-19 para dy javëve, ndërsa ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’ ka zbuluar se është shëruar plotësisht nga ky virus.

Ai theksoi se fillimi ishte i vështirë, por pastaj mori vetëm, ndërsa tani ka kaluar të gjithë këtë virus.

“Fillimi ishte i vështirë, por pas 3-4 ditëve e mora vetën edhe ndihesha shumë mirë, ndërsa tani jam shëruar plotësisht fal Zotit”, tha fillimisht Begolli për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas ai theksoi se ka filluar pushimet, ndërsa do t’i kthehet aktiviteteve sportive pas pak ditësh.

“Po, tani ndihem shumë mirë – kam planifiku me kalu pushimin me familje dhe më pas do t’i kthehem aktivitetit në ditët e ardhshme”, përfundoi ai.