Sporti

Gentjan Mezani: Gjilani më dha mundësinë të shpreh idetë e mia

01/01/2024 17:56
nga:E K

Trajneri, Gentjan Mezani në një intervistë për GazetaBlic Sport potencoi se Gjilani i ofroi atij mundësinë që të shfaqë idetë dhe të implementoj lojën e tij.

“Në aspektin profesional, mendoj se përvoja me Gjilanin më ka dhënë mundësinë për të shprehur të gjitha idetë e mia, si dhe ka qenë një përvojë aq e bukur sa edhe intensive me të mirat dhe problemet e saj. Po mundohemi të plotësohemi aty ku mendoj se kemi pasur disa mungesa në dy fazat e para, dhe shpresoj shumë që t’i arrijmë ato. Do të ketë hyrje, pastaj pa diskutim që do t’i zgjidhim edhe pjesën e largimeve.

Shpresoj dhe do të bëj të pamundurën për të çuar skuadrën aty ku i takon, që do të thotë të jemi akoma më konkurrues në dy fazat e mbetura. Por kjo, pa diskutim, do të varet edhe nga afrimet. Megjithatë, duke parë se në mënyrën si e kemi nisur dhe si kemi arritur rezultate jo të këqija, mendoj se kjo fazë na ndihmon që, në aspektin fizik, të jemi të barabartë me skuadrat e tjera”, tha ai për GazetaBlic Sport.