Showtime

Genta Ismajli po përgatit një projekt të ri? (Video ekskluzive)

11/11/2017 10:10
nga:F.B

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Genta Ismajli me sa duket është duke u përgatitur për një projekt të ri muzikorë e që me gjasë mund të vije shumë shpejt, shkruan GazetaBlic.

Mbrëmë rreth orës 19:00 ajo është parë në hyrjen e hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë, teksa me katër femra të tjera po xhironin një pjesë të klipit.

GazetaBlic” ka arritur që të sigurojë pamjet ekskluzive të cilat janë filmuar përderisa Genta Ismajli bashkë edhe me katër vajza të tjera po kërcenin para syrit të kamerës, mbrëmjen e së premtes.

 

I kontaktuar në telefon nga “GazetaBlic” menaxheri i këngëtares në fjalë, Adem Ramadani e ka mohuar se ajo është duke bërë diçka të re në muzikë por pavarësisht kësaj, disa orë më parë Ismajli në profilin e saj në “Instagram” e ka nxjerrë edhe vet një video ku shihet brenda një limuzine ku shihen katër vajzat përderisa në sfond dëgjohet zëri i saj, shkruan GazetaBlic.

 

Tri vajza ishin të veshura me fustane të shkurtër me ngjyrë të verdhë me shumë vezullim dhe kishin të vendosur shirita të kuq e kurora në kokë, dhe dukeshin sikur të ishin “Miss”.

Përderisa Genta Ismajli u pa e veshur me një fustan të verdhë e me një shall leshatok të bardhë, e po ashtu me kurorë të vendosur në kokë.

Teksa po i bënin xhirimet në oborrin e hotelit “Swiss Diamond“, ato shiheshin goxha të ngazëllyera e përplot me energji, shkruan GazetaBlic.

Genta me sa duket edhe kësaj here ka mundësi të na sjellë diçka energjike. Ende nuk dihet se kur kur mund të finalizohet e të lëshohet ky projekt i Ismajlit. “GazetaBlic” do t’u mbajë të informuar për më të rejat. / © GazetaBlic /

11/22/2017 19:46

“Vetura e çeliktë” , testimi i E-Class 2017 (Video)