Showtime

Genta Ismajli në momente intime me të dashurin turk, Usta

02/26/2020 21:43
nga:L I

Ka disa muaj që Genta Ismajli ka bërë publike lidhjen e dashurisë me biznesmenin turk, Usta, shkruan GazetaBlic.

Çifti i kanë të shpeshta dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin.

E romancën e dashurisë që po shijon këtë periudhë, këngëtarja nuk po heziton ta shfaq edhe në rrjete sociale.

Së fundmi është publikuar nga çifti një video mjaft intime e tyre, ku Genta dhe Usta shihen duke u puthur në makinë.

Ndërsa vetëm dy javë më parë, Genta Ismajli tregoi se lidhja e tyre ishte dashuri në shikim të parë, dhe se tashmë ajo pjesën më të madhe të kohës po e kalon në Turqi.

/GazetaBlic