Showtime

Genta Ismajli i bën dedikim të dashurit turk: Ti më lë pa frymë..

01/25/2020 08:40
nga:L I

Këtë periudhë Genta Ismajli ka qenë një nga emrat më të përfolur në mediat rozë, duke qenë se u zbulua lidhja e saj e dashurisë, shkruan GazetaBlic.

Genta Ismajli dhe biznesmeni Husen daljen e tyre të parë publike e bën në një eveniment në Zvicër, pasi edhe jeta e këtij të fundit është mes Turqisë dhe Zvicrës duke qenë se ka bizneset e tij.

Husen duket të jetë goxha romantik, por jo më pak po tregohet edhe këngëtarja shqiptare e cila kohë pas kohe po i bën dedikime nga më të ndryshmet.

Genta së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet së bashku me të dashurin turk.

“Ti me lë pa frymë i dashur”, shkruan Genta.

“Zjarr” është projekti i fundit i Genta Ismajlit, i lansuar shtatë muaj më parë, ndërsa ka bërë të ditur se është duke u përgatitur për projektin e ri me një këngëtar turk.

/GazetaBlic