Showtime

Genta Ismajli bën dedikimin e parë publik për të dashurin pas dhuratës që ai i bëri

12/14/2019 14:03
nga:L I

Këtë periudhë Genta Ismajli ka qenë një nga emrat më të përfolur në mediat rozë, duke qenë se u zbulua lidhja e saj e dashurisë, shkruan GazetaBlic.

Genta Ismajli dhe biznesmeni Husen daljen e tyre të parë publike e bën në një eveniment në Zvicër, pasi edhe jeta e këtij të fundit është mes Turqisë dhe Zvicrës duke qenë se ka bizneset e tij.

Husen duket të jetë goxha romantik, e së fundmi ai ka surprizuar të dashurën e tij duke i dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq, e duket se kjo gjë ka gëzuar tej mase këngëtaren.

“Unë jam e jotja dhe ti je i imi”, janë fjalët e Gentës për të dashurin, pas surprizës që ai i bëri.

“Zjarr” është projekti i fundit i Genta Ismajlit, i lansuar shtatë muaj më parë, ndërsa ka bërë të ditur se është duke u përgatitur për projektin e ri me një këngëtar turk.

/GazetaBlic