Sporti

Genoa – Juventus, formacionet zyrtare

06/30/2020 20:59
nga:Lorik J

Skuadra e Juventusit sonte ka një test të vështirë në udhëtim ndaj Genoas.

Juve do të përballet me Genoan me fillim nga ora 21:45, në kuadër të xhiros së 29 të Serie A, raporton GazetaBlic.

Bianconerët në rast fitore mund të thellojnë edhe më shumë avantazhin me pikë ndaj Lazios së vendit të dytë, kurse Genoa dëshiron pikët maksimale pasi ndodhet në një pozitë aspak të volitshme dhe rrezikon seriozisht largimin nga Serie A.

Para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare, të cilat janë:

Genoa: Perin; Romero, Soumaoro, Masiello; Ghiglione, Behrami, Cassata, Schone, Sturaro; Favilli, Pinamonti

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Danilo; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo