Zgjedhjet Lokale

Genc Salihu e mbështetë Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës

10/07/2021 20:18
nga:M K

Artisti Genc Salihu ka konfirmuar mbështetjen e tij për Përparim Ramën në garën e 17 Tetorit në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Salihu ka publikuar një bisedë të këndshme me kandidatin e LDK-së, duke thënë se Rama posedon tri cilësi kryesore që e bëjnë të kualifikuar për të parin e Prishtinës, përcjell GazetaBlic.

Sipas Salihut, Rama është profesionist me shumë përvojë në fushën e urbanizmit dhe projektet për Prishtinën i ka të menduara shumë kohë para kësaj kandidature dhe është “workaholic”, i sinqertë, i ndershëm dhe fantastik me njerëzit.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Rama m’ka befasu & gzu me kandidaturën e tij. Si Prishtinali total që jom – lindë, rritë & me dekë n’PR – nuk muj me ndejtë indiferent ndaj fushatës së tij, pamvarësisht sa toksike osht hapsina e diskursit politik & publik mes nesh, sepse ndjej urgjencë për qytetin tonë.
Rama i mishnon 3 cilësi që e bajnë thellësisht të kualifikuem për kryetar komune: osht profesionist me shumë përvojë në fushën e urbanizmit & projektet për Prishtinën i ka të mendueme shumë kohë para kësaj kandidature; osht workaholic; osht i sinqertë & i ndershëm & fantastik me njerëzit.
Ndigjojeni këtu nji bisedë krejt jo formale mes dy dostave t’vjetër.

/GazetaBlic/