Showtime

Genc Prelvukaj reagon ashpër pas rezultateve të PISA: Poetë konsiderohen disa rrugaçë të muzikës, ndërsa Azem Shkreli e Ali Podrimja njihen pak

12/03/2019 16:01
nga:L I

Ditën e sotme dolën rezultatet e PISA-s, ku Kosova edhe këtë vit ishte një nga shtetet e fundit, shkruan GazetaBlic.

Këngëtari Genc Prelvukaj ka reaguar përmes një postimi të bërë në Facebook, ku ka krahasuar edhe figurat e rëndësishme të dikurshme, ndërsa ata të sotmit i ka quajtur rrugaçë të muzikës.

Prelvukaj thotë se sot poetë konsiderohen disa rrugaçë të muzikës, ndërsa Azem Shkreli e Ali Podrimja njihen çdo ditë e më pak.

Statusi i plotë:

“Ne Republiken tone te dashur:

– Nje me shkolle te mesme merr guximin te polemizoje me nje doktor shkence.

– Poete konsiderohen disa rrugace te muzikes, ndersa Azem Shkreli e Ali Podrimja njihen cdo dite e me pak.

– Nuk kemi prodhuar me kuadra si Zekerija Cana, Rexho Mulliqi, Ali Hadri, Bashkim Fehmiu, Anton Cetta etj

– Dhurate me nuk behet libri

– Humori vendor behet ne nje gjuhe qe ka ekzistuar para 100 viteve, ne ndonje fshat shume te thelle. Ky fjalor ka filluar te hyje nder femije duke i dekulturuar cdo dite e me shume

– Shume prej deputeteve dhe figurave tjera publike gjuhen shqipe e shkruajne me gabime te tmerrshme drejtshkrimore.

– Ne shtepite tona, raftet e librave jane ne zhdukje e siper.

– Fiziken, Sociologjine, Historine, Psikologjine dhe cdo shkence tjeter e mesojme permes ligjeratave te klerikeve dhe jo permes leximit.

– Mendojme se ceshtjen e edukimit te femijeve e zgjidhim permes shkollave private.

– Kryesisht ne pozitat e larta shteterore kemi pasur njerez qe kurre asnje ese nuk e kane shkruar. Shume me diploma te dyshimta.

Dhe nje mije gjera tjera…..

Kjo eshte gjendja jone. Pisa eshte nje segment i vogel vleresimi. E keqja eshte shumefish me e madhe”.

/GazetaBlic