Sporti

Genc Nuzës i besohet derbi Ballkani-Drita, ja gjyqtarët e xhiros së 13’të

11/04/2021 19:19
nga:Lorik J

Në fundjavë zhvillohen xhiroja e 13’të e Superligës së Kosovës.

Tashmë janë mësuar gjyqtarët për xhiron e 13’të të kësaj jave, shkruan GazetaBlic Sport.

Derbi kryesor i javës është ai mes Ballkanit dhe Dritës, që zhvillohet në Suharekë të shtunën nga ora 13:00. Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë, Genc Nuza.

Nuza është një ndër gjyqtarët më të mirë në Kosovë, andaj FFK ia ka besuar atij një prej ndeshjeve më të nxehta në futbollin kosovar. Nuza do të ndihmohet nga Fatlum Berisha e Granit Hyseni, kurse Ilir Mehmeti do të jetë gjyqtar i katërt. Në VAR do të jetë Lirim Jashari, kurse Lumturije Muhadri është asistente në VAR.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër interesante, Gjilani-Prishtina, ndeshjen do ta gjykojë, Dardan Çaka.

Më poshtë keni delegimet e plota për këtë xhiro: