Sporti

Gega shijon fitoren e Kukësit nga spitali në Turqi, shfaqet me maskë oksigjeni për shkak të covid

11/29/2020 23:06
nga:Lorik J

Trajneri i Kukësit Skënder Gega e ka shijuar fitoren e skuadrës që ai drejton komplet ndryshe nga sa mund të imagjinohej në kushte normale.

Kukësi ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme në këtë sezon përballë Vllaznisë dhe kjo fitore është festuar edhe nga trajneri Skënder Gega. Ai është shfaqur në një nga dhomat e spitalit në Turqi, ku po kurohet nga covidi, teksa shikon ndeshjen.

Kujtojmë se Gega u konfirmua pozitiv me COVID në datën 8 nëntor. Ai u dërgua në Turqi më 25 nëntor pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.