Lajme

Gecaj i kundërpërgjigjet Ramës: Jugosllavia në mendjet tona është simbol i dhembjes dhe i dhunës

11/10/2019 14:49
nga:B. D

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me komentet që ky i fundit i bëri në Samitin e Ohrit, duke thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk po mundet ta heq mendjen nga ish-Jugosllavia, shkruan GazetaBlic.

Gecaj ka shkruar se Kosova asnjëherë nuk mund të harroj ish-Jugosllavinë dhe dëmet që Serbia i bëri ndaj Kosovës.

Sipas tij, Rama do duhej që paraprakisht të koordinohej me Kosovën për iniciativat që merr në lidhje me rajonin, siç është kjo e fundit për projektin e “mini-shengenit”.

Postimi i plotë i Gecajt:

Është e vërtetë, Kryeministër Rama, se ju nuk keni “jetuar asnjëherë në Jugosllavi”, prandaj edhe nuk do të duhej në asnjë mënyrë të inicioni bashkëpunime paraprakisht të pamenduara mirë dhe të pakoordinuara në detajet edhe më të imta me Republikën e Kosovës, në veçanti ato rajonale. Rruga e Shqipërisë drejt Serbisë duhet gjithsesi të kaloi përmes Kosovës! Nëse jo, iniciativat e tilla do të jenë paraprakisht të paracaktuara për dështim! Gjithashtu, mund edhe të jetë e vërtetë se, ashtu siç pretendoni ju, ne këndej kufirit nuk mund ta heqim nga mendja ish-Jugosllavinë! Megjithatë, ajo Jugosllavi në mendjet tona qëndron dhe mbahet mend çdoherë në konotacionin negativ, si simbol i dhembjes dhe i dhunës. Mu për këtë jemi tani dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të jemi shumë të kujdesshëm kur kemi të bëjmë me pjesën më të vrazhdë dhe më të egër të atij konfiguracioni artificial shtetëror, me Serbinë! Prandaj, në vend se të nevrikoseni pa vend e pa arsye dhe të pretendoni të luani rolin e patronit, do të ishte e udhës që secilën iniciativë serioze rajonale ta bashkërendisni paraprakisht me ne, para se të dilni tek miqtë tuaj rajonal. Përndryshe, ajo çfarë do të shohim do t’i përngjajë sagës tanimë dyvjeçare të ndryshimit të kufijve.

Është e vërtetë, Kryeministër Rama, se ju nuk keni “jetuar asnjëherë në Jugosllavi”, prandaj edhe nuk do të duhej në…

Publiée par Bajram Gecaj sur Dimanche 10 novembre 2019

12/12/2019 00:09

“LDK e zuri në befasi Vetëvendosjen”