Opinion

GDP, grup me mjekërr dhe kalkulues

04/17/2018 22:49
nga:Labinot Krasniqi

Shkruan: Labinot Krasniqi

Kur Vetëvendosje doli parti me numrin me të madh të deputetëve në vend, për shumë kënd ka qenë befasia e zgjedhjeve nacionale. Duke parë trendin e votave nga votuesit e rinj, ka qenë një sinjal që VV do të rritet, por, serish, askush nuk e mendonte atë rritje.

VV, ka qenë temë e madhe mediatike, sidomos deri në arritjen e qëllimit nga disa prej tyre, sidomos prej disa gazetarëve, që mediumin e tyre e kthenin në reagim të tij apo saj, i cili paraqiste një mllef të mbjellur thellë, por që me shumë i bënin shërbim dikujt tjetër, ndoshta shefave real të tyre.

Derisa ngritja e VV-së ka një rrugëtim që zyrtarët e saj e kanë kalkuluar, ndoshta edhe me rrezikun për atë që ndodhi, ndarjen e saj. VV, që ishte partia e vetme që me gjithë fuqinë që kishin i kundërviheshin sistemit, që për çudi, për shumë vite ishin konsistent, aktiv, dominonin në reagime në rrjete sociale dhe në terren bënin vepra të ndryshme dhe kjo, duke përdor emocionet nga tema nacionaliste, por edhe çështje shumë të prekshme për jetën e përditshme në Kosovë. Thjesht, shiheshin si sakrifikuesit e vetëm! Ato pamjet nën pranga ishin plus vota për VV-në.

Të sakrifikuarve, sikur i mungonte një pjesë. Ata që dijnë të flasin mirë para publikut dhe mediave, sikur i mungonte një grup me modern brenda saj, të cilët dijen mund ta ken marrë jashtë apo brenda vendit, të cilët kanë pasur mundësinë edhe të udhëtojnë me shumë jashtë vendit dhe të paraqesin ato ide e praktika për zbatim edhe në Kosovë, apo kur bëhet fjalë për nivele tjera qeverisese, në Komuna.

Erdhi FER! Fryma e Re, që dështoj keq dhe shumë shpejt. U krijua si subjekt politik i cili morri pjesë në zgjedhjet nacionale të vitit 2010, humbi keq duke mos kaluar as pragun zgjedhor, edhe pse, për mua, ka qenë një gjeneratë e re dhe së paku do të duhej të përfaqësohej në Kuvend. Humbja për ta ishte shuarje, sepse si gjeneratë e re nuk bënë përjashtim nga mentaliteti në Kosovë, me humbjen u shuan. Me kujton sjelljen e disa bizneseve që pritjet i kanë maksimale dhe durimin zero. FER, pas zgjedhjeve nuk kishte asnjë zë opozitarë, gjë që ishte e mundur t´i bëhej me dije qytetarit së kanë gabuar me mos-votimin e tyre. Por, jo! Pranuan humbjen dhe u pasivizuan në një masë të madhe dhe pas disa muajve, doli ´´lajmi i madh´´. Ata u bashkuan me VV-në, edhe pse një pjesë e bashkëthemeluesve nuk ju bindën këtij vendimi.

Ky bashkim për shumë kë ka qenë një kombinim i jashtëzakonshëm. U plotësua një frymë që ishte dhe thirrej me nacionaliste dhe që shpesh herë shihej për mungesë kuadri. FER, e plotësoj VV-në me atë që e kishin mungesë, gjeneratën e të edukuarve dhe që dinin me mirë të shpreheshin në publik, të cilëve u ka ndihmuar edhe edukimi jashtë vendit. Kësaj gjenerate në VV ju dha shumë hapësirë dhe për një kohë të shkurtër u bënë figurat kryesore të paraqitjes para publikut përmes konferencave për media apo përfaqësimit në debate, sidomos për paraqitjen e plan-programit socio-ekonomik.

VV, me pas në secilën palë zgjedhje rritej, derisa në zgjedhjet e fundit nacionale u bë subjekti me numrin me të madh të deputetëve. Në nivel lokal mbetej ende me të meta të mëdha, por prapë se prapë edhe në nivel lokal arriti të merrë Komuna, një herë Prishtinën, me pas përveç Prishtinës edhe Prizrenin e Kamanicën.
VV, në të dy nivelet, në atë nacional dhe lokal, dukej që kishte hapur dyert aq shumë sa nuk kishte një ´´filter´´. Hynin, sidomos, të zhgenjyerit e PDK-së, edhe pse në disa raste dukej që delegoheshin aty.

Hapja e parë me FER ishte një levizje e mirë dhe i krijoj mundësinë, nëse asgje tjetër në përpjekjet për të marrë në struktura individë të caktuar të cilët refuzonin të jen pjesë e saj për shkak që e identifikonin me metodat e saj të veprimit, si protesta që jo rrallë nga qenë edhe të dhunshme. Derisa, hapja e dytë dukej që po mbillte një shpërthim të mëvonshëm.

Shpërthimi ndodhi! Mediat i kushtuan vëmëndje të jashtëzakonshme dhe dukej që po i fryenin zjarrit, derisa në gjithë ketë situatë dukej që të dy, tashmë, krahet ishin pajtuar shumë kohë me parë për një rrugëtim të ndryshëm. Albini, erdhi serish në krye të partisë dhe në opinion përveç ndonjë thirrjeje me gjysëm zëri shfaqte ndërprerjen e bashkëpunimit me grupin e ish FER, por edhe të një pjese të strukturës së vjetër të VV-së. Derisa, në anën tjetër duke tentuar që ndarjen ta paraqesin sikur rruga e vetme e mbetur, krahu tjetër, Molliqaj&ish-FER, paraqiteshin në mediat e ndryshme dhe paraqitnin pakënaqësitë dhe akuzonin, që shpesh shihej që problemi ishte vetëm një njeri, Albini. Sms i publikuar, herë me dukej që u publikua nga grupi i Albinit, për të nisur veprimet që ky grup të largohet vetë. Herë me dukej që u publikua nga grupi Molliqaj&ish-FER dhe të përjashtoheshin dhe kështu të nisnin ofensiven II. Nuk e di së çfarë u sillte ky kalkulim, por shihej qartë, së ata kishin ndarë rruget dhe donin të largonin njëri grup tjetrin ose të largohej njëri grup nga tjetri. Rruga dhe kohëzgjatja e kësaj loje nuk dihej, kaq!

Kemi një realitet të ri, VV nuk është me partia me e madhe në Kuvend. Derisa, përveç shumë deklarimeve e lojrave me opinionin nga ana e mediave apo vetë grupeve, kemi realitetin tjetër dhe Molliqaj&Co kanë krijuar grup të ri parlamentar dhe po identifikohen me shkurtesën GDP. Efekti i parë i dobësimit të VV-së u vërejt në ditën kur u miratua ligji që rregullon çështjen me problematike të viteve të fundit, demarkacioniN me Malin e Zi.

VV, që duket në proces të ri-gjetjes së rrugës, por që ka një kryetar të pakontestueshëm dhe me tendenca për plotësimin e të ikurve me prurje të reja. Derisa, GDP mbesin deputet që dinë të paraqitën para publikut, por derisa nuk përballën drejtpërdrejt me voten e qytetarit janë zë i zbehur dhe në çdo paraqitje i shoh disi të skuqur nga ajo çfarë kanë bërë apo detyruar të bëjnë. Edhe pse, nuk e besoj që është kaq e thjesht kjo ndarje! Veprimi i tyre i mevonshëm do të jap shumë përgjigje.

Nëse GDP nuk përballet e vetme me elektoratin për mua mbetet një grup i mbivlerësuar, sado që po flasim për një numër të madh dhe me shumë ndikim në parlament, sidomos kur kemi një qeveri të brishtë.

Po të mbaheshin zgjedhjet sot, mendoj që të dy grupet do të ishin me të dobësuara. Derisa, VV nuk do të ketë probleme të kaloj pragun. GDP, që mund të jetë parti e majtë me një emërtim shumë të veçantë për publikun, po ashtu paraqitjet do të vazhdojnë t´i ken të mira dhe me komunikim të mirë e argumentues, por kalimi i pragut për ta do të jetë një sfidë e madhe. Mundësi për debaklin II, por me bashkëpjesmarrës të një grupi nga VV.

Nëse GDP e shohin veten sikur unë që i shoh në këto momente, ata do të përfshihen në një listë zgjedhore me ndonjë nga subjektet politike. Meqë zhvillimet e favorizojnë ngritjen e LDK-së, nuk është çudi t´i shohim në listën e tyre zgjedhore, edhe pse po flasim për dy parti të ndryshme, e majta dhe e djathta. Kjo do të varët shumë së kush do të jetë në krye të LDK-së dhe së si do të shkoj procesi zgjedhor aty. AAK, që thuhet që kanë negociuar për bashkim edhe para bashkimit me VV-në, është mundësi e dytë, prapë sfidë bashkimi i të majteve me të djathtit, meqë thirren me parimor në shumë çështje sepse për AAK, nuk do të ishte shumë problem. Mundësia e tretë, edhe pse me e larget, mbetet Nisma, që edhe pse ka ndërruar emërtimin, ende njihet me ketë emër sepse me ketë emërtim ky subjekt politik dy herë kaloj pragun zgjedhor. DGP dhe Nisma janë parti të majta, por kjo e fundit me duket me e afërt me VV-në, sidomos nëse Jakup Krasniqi do të ketë ende ndikim në ketë subjekt.

Tjetër bashkim nuk shoh, por mendoj që ky grupim prej 12 deputetësh duhet së pari të dal me program e ofertë dhe të përballet me mendimin e qytetarit në një proces zgjedhor, për të hequr skuqjen që kanë sa herë që i shoh, e ri-theksoj nga ajo çfarë kanë bërë apo detyruar ta bëjnë. Për momentin, i vetmi ndryshim tek ky grup është lëshimi i mjekrres.

12/25/2017 20:48

Humbja e madhe e Sokol Bashotës