Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk është i befasuar nga vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.
Lladrovci në një prononcim për GazetaBlic thekson se, befasi ishte koha dhe lehtësia e pabesueshme e legalizimit të vendimit të kriminelit Millosheviq
“Përgjegjësitë institucionale i tejkalojnë premtimet e fushatave dhe popullizmin, megjithatë, nuk jam i befasuar. Befasi ishte koha dhe lehtësia e pabesueshme e legalizimit të vendimit të kriminelit Millosheviq”, tha Lladrovci.
Ai shpreson që komunës së Deçanit, të mos u merret aorta e turizmit, teksa shton se ndjen keqardhje për pushtetin lokal në atë komunë.
“Komunës së Deçanit dhe dashamirëve të Grykës së Deçanit shpresoj të mos u merret aorta e turizmit, njëherësh ndjej keqardhje për qytetarët dhe pushtetin lokal në Deçan. Pres të ketë edhe falënderime të tjera nga aleati ynë besnik për bashkëpunimin e shtetit tonë rrerh proceseve të pandalshme”, tha Lladrovci për GazetaBlic.
Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Deçanin
Ja si e kundërshtonte VV’ja vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit