Lajme

Gazmend Syla i AAK-së përplaset me Rexhep Selimin: Ndalini sulmet ndaj invalidit të UÇK-së

07/24/2020 16:55
nga:Gazeta Blic

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë sot në seancën e Kuvendit se aktivistë të Vetëvendosjes janë duke e quajtur drejt vdekjes një ish’ushtar të Betejës së Koshares duke i dërguar mesazhe.

Ai fillimisht ka ironizuar me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Grupet që i keni në Facebook që e kanë për detyrë me na fy neve, edhe Albin Kurti e njerëzit e Vetëvendosjes janë më të mirë në botë, edhe dyshoj se edhe shumë shtete tjera kanë me ardh me i marrë mostrat e juve me u klonu e ju në një të ardhme keni me ardhë me u udhëheq botën”, tha ai, derisa, foli për rastin e Shpetim Agushollit.

“Është një djalë quhet Shpetim Agusholli, po të lutna Rexh po së paku kërko prej qetij grupi që e keni në rrjete sociale, mos i shkruni për shkak se njeri po do me na vdekë, mos ja përshpejtoni njerit vdekjen, me morfinë po duhet me qu kur po i shkrujnë njerëzit privat. Kërkoni nga komentuesit e juaj, ma herët nuk ka ndodhë kjo pratikë. Tytat që i kanë kthy ka Shpejtimi drejtoni ka ju. Edhe gruan e ka të verbër veç me i mbytë krejt, nëse ai vdes, besoj nuk e ka zgjat për shkak të problemeve, nëse konstatohet se ka vdek nga ataku, s’na mbetet neve si shokë vec me pru trupin e tij para zyrave të juve”, ka thënë Syla.

Kësaj deklarate iu ka kundërpërgjigjur shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Rexhep Selimi i drejtohet Avdullah Hotit: Kryeministër, na turpërove në Bruksel

“Gaz më fal po s’kam arritë të ju kuptoj komplet, as se kam idenë për cka po bëhet fjalë, të vetmin emër që po e kujtojë është Shpejtim Augosholli për të cilin unë kam sa ju respekt. I vetmi portal i Vetëvendosjes është ai zyrtari”, tha Selimi, raporton Express.

Agusholli kishte qenë kritik ndaj Qeverisë Kurti në kohën e pranimit të testeve nga Serbia.

09/21/2020 23:49

A po largohet nga AAK?! Kjo është përgjigja e Donika Kadaj- Bujupit