Lajme

Gazmend Muhaxheri optimist për marrëveshjen me Vetëvendosjen, por këmbëngulë në versionin e LDK-së

01/21/2020 21:13
nga:Gazeta Blic

Gazmend Muhaxheri është shprehur optimist se Vetëvendosje dhe i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, do të pranojnë ofertën e LDK-së për të formuar qeverinë.

Sipas tij, marrëveshja do të arrihet dhe vendi shpejt do të ketë qeveri të re.

“Marrëveshje duhet dhe do të ketë. Jam prej natyrës optimist dhe mendoj se vendi ka nevojë për qeveri, sidomos të orientuar ndryshe e të marrë obligimet. Mandatari është në nivel tjetër. Ka detyrë. Tashmë s’je vetëm kryetar i Vetëvendosjes, por ke përgjegjësi shtesë para krejt qytetarëve të Kosovës, për t’i dhënë vendit qeveri. Po besoj që do të jetë në nivel të detyrës dhe do të reflektojë. Ai e ka detyrë të bëjë qeverinë. S’është si më herët që të negociohet. Tash e ka obligim t’i japë qeveri vendit”, ka thënë Muhaxheri duke përsëritur propozimin e LDK-së që kjo parti të ketë kryeparlamentarin deri kur të marrë postin e presidentit pas një viti.

Ai ka mohuar zërat se Kurti nuk është i gatshëm të marrë detyrën e kryeministrit.

“Vetë fakti që e ka marrë mandatin po tregon se e ka tejkaluar atë dyshimin se mund të ketë frikë prej të qenit kryeministër. Tash është në cilësi tjetër”, ka shtuar kryetari i Pejës.

Muhaxheri ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së tashmë s’do të mblidhet për të diskutuar ofertat e VV-së, por vetëm për të bërë marrëveshje.

Hashim Thaçi e jep “lajmin” nga Davosi: Albin Kurti do ta formojë qeverinë shumë shpejt, do të bashkëpunojmë për Kosovën

01/23/2020 13:28

Zyrtari i lartë i LDK-së: Mesazhi është i qartë, Amerika s’do zgjedhje, por zgjidhje