Kërkesa e kryetarit të Nismasocialdemokrate Fatmir Limaj, drejtuar partive opozitare që të thirrin një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për projektin e gazit amerikanë me gjasë do të mbetet vetëm si një kërkesë e tillë.
Aktualisht tri partitë që janë pjesë e Kuvendit e që janë në opozitë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tash për tash nuk e kanë ndërmend të marrin një iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve ku në Kuvend do të diskutohej për refuzimin e qeverisë për projektin e gazit që lidh Kosovën me Maqedoninë dhe Greqinë, projekt ky për të cilin qeveria amerikane kanë ndarë fillimisht përmes Sfidave të Mijëvjeçarit 200 milionë dollarë.
Arben Gashi shef i grupit parlamentar të deputetëve të LDK i ka thënë Gazeta Blic se tash për tash gjasat që të mbahet një seancë e tillë, janë minimale ose thuajse zero.
“Nuk kemi plan për me thirr seancë njëherë”, ka thënë shkrut ai raporton Gazeta Blic.
E, në partinë që drejtohet nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që është më e zëshmja deri tani sa i përket refuzimit të projektit të për gazin amerikan, kanë thënë se nuk janë në dijeni nëse do të ketë një seancë të jashtëzakonshme të legjislativit sipas kërkesës drejtuar partive opozitare nga Fatmir Limaj.
“Nuk besoj se do të ketë seancë të tillë”, ka thënë Besnik Tahiri, shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Gazeta Blic ka kërkuar një përgjigje edhe nga partia më e madhe opozitare PDK, por që shefi i deputetëve të kësaj partie Abelard Tahiri nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të nisin mbledhjen e nënshkrimeve për të disktuar për projektin e gazpërçuesit.
Ndërkohë dje gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sërish ka folur për projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).
Rizvanoli ka deklaruar se bazuar në disa parallogaritje që kanë bërë ka dalur se 40 euro është çmimi vetëm për një megaëat gaz, që i bie 30 për qind më shtrenjtë se kostoja aktuale.
“Së pari kosto totale prej 379 milionë dollarë e cila është paraparë nga investim i Kosovës, grand nga MCC’ja 100 milionë dollarë, ndërsa 279 milionë dollarë apo 75 për qind në pronësi të një investitori të huaj. Kjo kosto kontigjencën e ka pasur 20 për qind që do të thotë ka mundur të shkojë deri në 455 milionë dollarë. Nuk ka qenë i qartë efekti në çmimet për konsumatorët. Sipas disa përllogaritjeve, 40 euro për një megaëat ka qenë vetëm kosto e paraparë e gazit që është më e shtrenjtë 30 për qind se kosto aktuale. Është pritur që së paku dy herë të rritet çmimi i kostos. Ndërsa, investitorët që janë intervistuar, disa prej tyre nuk kanë shprehur interesim për investim. Invensistorët që kanë treguar interesim kanë treguar interesim me kushte të pafavorshme. Kanë kërkuar kthim të investimit për vetëm 10 vite, kanë kërkuar një marrëveshje për blerje për 10 vite”, ka thënë ajo dje në Kuvend.
Refuzimi i këtij projekti disa herë ka përplasur në Kuvend kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e liderin e AAK Ramush Haradinaj, ku ky i fundit disa herë i është drejtuar qoftë në Kuvend qoftë përmes letrave të ndryshme duke kërkuar sqarime për refuzimin e ndërtimit të projektit për gazin.
Madje, Haradinaj ka ngre dyshimet e tij se kryeministri Kurti gjatë qëndrimit të tij në Greqi ka takuar edhe pronarët e gazpromit rus.
“A je takuar me dikë të gazpromit sa ishe duke qëndruar në Greqi”, ka qenë njëra nga pyetjet që Haradinaj i ka drejtuar shefit të qeverisë.
Dje gjatë ditës kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për këtë çështje.
“Nuk janë të vërteta akuzat, ne jemi në kontakt me MCC, gjithashtu jemi duke diskutuar se si është më së miri në këtë fazë të përdorim fondet, të cilat do të na ndihmojnë për politikat tona energjetike. Pra, nëse kemi thënë që na duhen më shumë informacion dhe studime, kjo nuk do të thotë se kemi refuzuar, por do të thotë që jemi të përgjegjshëm, fondet amerikane janë të mirëseardhura e të dëshiruara, por edhe do të shfrytëzohen nga Qeveria jonë”, ka thënë Kurti.
Për projektin për ndërtimit e gazpërçuesit kanë folur edhe nga MCC.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Marc Rockëell-Pate, ka thënë se janë vendet partnere ato që zgjedhin, zhvillojnë dhe implementojnë grantet për projektet.
“Një parim themelor i modelit të MCC-së është ai i shtetit si pronar, që nënkupton se vendet partnere përzgjedhin, zhvillojnë dhe implementojnë granatet për projektet”, ka thënë Rockëell-Pate.
Ai tutje ka shtuar se filtrimi i listës së investimeve potenciale “është një hap pozitiv përpara drejt finalizimit dhe nënshkrimit të Kompaktit në mes të Kosovës dhe MCC-së”.
“MCC pret me padurim të vazhdojë partneritetin tonë me Qeverinë e Kosovës ndërsa punojmë për të reduktuar varfërinë dhe për të nxitur rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe përfshirëse”, ka përfunduar Rockëell-Pate. Gazeta Blic