• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gazetarja kosovare: Vjosa Osmani grindavece dhe konfliktuoze

04/10/2023 00:06
nga:N M

Dafina Demaku, është një gazetare që e përcjell sektorin e politikës, raporton Gazeta Blic.

Ajo në këtë dy vjetor të mandatit të presidentes Vjosa Osmani thotë se më së miri do të ishte që fjalën punë të Osmanit, ta shndërronin në mos punë.

Sipas Demakut për asgjë nuk do të mbahet mend e para e shtetit në këtë dy vjetor të mandatit të saj.

“Tash duke u bazuar në këto që po themi se e karakterizon një mos punë përgjatë këtyre dy viteve sa është në këtë pozitë, janë të bazueshme ose kritikat që nuk është një figurë unifikuese dhe deri tani nuk dimë asnjë rast që presidentja është treguar unifkuese, përkundrazi çka e karakterizon presidenten për dy vjet është njëfarë grindavecësie dhe njëfarë diskursi konfliktuoz përball disa proceseve të rëndësishme që kanë ndodhur në vend gjatë këtyre dy viteve”, thotë ajo për “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se Osmani ka qenë e mbyllur për mediat në Kosovë.

“Çka mbajë unë në mend janë disa intervista të rralla të saja në media të huaja siç e ka zakon ky establishment politik ta bëjë dhe disa intervista ku ajo është kthyer nga disa vizita tërësish të parëndësishme si për shembull në Tajlandë, pra e gjithë intervistat e saj e karakterizojnë njëfarë diskursi konfliktuoz, pra e kundërta e asaj që është një figurë uniteti. P.sh. nëse i analizojmë fjalimet e saj në fundvit ka qenë bazë ku presidentja e ka shndërruar presidencën si institucion, në shenjë ku ajo shikohet si person, pra jo të vlerësohet puna e presidencës si institucion, por presidentja si emër. E mbajmë mend fjalimin e fundit në fundvit ku i gjithë debati ishte fokusuar për peshën e saj, në vend se të zhvillohej për peshën e punëve që ka bërë presidentja, ajo ishte shtytëse e këtij debati për shkak se e përmend këtë punë në fjalimin e fundvitit”, thotë ajo.