Lajme

Gazetarja e revoltuar, Policia nuk e lë të afrohet afër hotelit ku po qëndron Clinton

06/12/2019 13:19
nga:L H

Policia e Kosovës ka qenë e “ashpër” sa u përket rrethit të sigurisë ku po qëndron ish- presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton dhe ish- sekretarja e shtetit, Madeliene Albright, raporton Gazeta Blic.

E një sigurie të rreptë i është nënshtruar edhe një gazetare e cila nuk është lejuar nga një pjesëtar i Njësisë Speciale që të futet brenda hyrjes së hotelit.

Ajo ka debatuar gjatë me policin teksa i ka treguar atij edhe lejen e marrë për të përcjellë nga afër ish-presidentin.

Derisa kameramani që ishte së bashku më të ka qëndruar për të marrë pamje, ajo e nervozuar u largua nga vendqëndrimi./Gazeta Blic.