Sporti

Gazetarja e njohur suedeze, Frida Fagerlund, flet për GazetaBlic Sport rreth ndeshjes së Kosovës me Suedinë

10/07/2021 11:36
nga:E K

Kosova do të përballet të shtunën me 9 tetor me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët” do ballafaqohen në udhëtim me Suedinë në Solna në stadiumin “Friends Arena” me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Suedia dhe Kosova ndodhen në grupin B të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës, dhe aktualisht kundërshtari i Kosovës, Suedia gjendet në pozitën e dytë në tabelë më 9 pikë pas Spanjës e cila ka 13 pikë por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara. Në anën tjetër Kosova pas pesë ndeshjesh të luajtura ka grumbulluar 4 pikë me një fitore një barazim dhe tri humbje.

Për këtë ndeshje ka folur ekskluzivisht për GazetaBlic Sport, gazetarja e njohur nga Suedia në mediumin suedez,”Sportbladet“, Frida Fagerlund.

Ajo tha se ndeshja ndaj Kosovës do të jetë shumë e vështirë, kjo edhe për faktin se Kombëtares Suedeze i mungojnë disa lojtar kyç në formacion, si Lindelof i cili është në Manchester në pritje për t’u bërë baba.

“Mendoj se pjesa më shqetësuese është skuadra e Suedisë. Shumë mbrojtës janë duke u ballafaquar me lëndime, si dhe kapiteni i ekipit, Victor Lindelof pritet së shpejti të bëhet baba dhe ndodhet akoma në Manchester. Kemi edhe shqetësime në mbrojtësit anësor pasi nuk kanë luajtur shumë. Duke e pasur parasysh këtë, padyshim se do jetë një ndeshje e vështirë. Poashtu, ndeshja e fundit ndaj Greqisë ishte një zhgënjim i madh pasi humbëm pavarësisht se luajtëm shumë mirë. Por shpresoj që djemtë t’a kenë lënë këtë prapa shpinës”, tha fillimisht Frida Fagerlund për GazetaBlic Sport.

Gazetarja e mirënjohur, Frida Fagerlund suedeze e cila është e lidhur ngushtë me kombëtaren e Suedisë, vlerësoi Milot Rashicën si lojtarin më të rrezikshëm të “Dardanëve”.

“Milot Rashica është një lojtar që unë e kam përcjell shumë në Premierligë. Deri tani ai ka pasur një ndikim të madh te Norwich të cilët duket se kanë shpresa të mëdha te ai”, vazhdoi ajo.

Ajo poashtu foli edhe për interesimin e madh të fansave nga të dy anët për të parë këtë takim duke shtuar se pritet të jenë shumë kosovar në stadium të cilët jetojnë në Suedi.

“Jam e sigurtë që shumë kosovar nga Suedia do të jenë në stadium. Stadiumi do të jetë për herë të parë i plotë që nga pandemia dhe të gjitha biletat pritet të shiten për këtë duel. Pjesa e mysafirëve pritet të jetë shumë e zhurmshme, mund të jenë më të zëshëm sesa tifozët suedez”, përfundoi Frida Fagerlund.

/GazetaBlic Sport/