Sporti

Gazetari rumun, Bogdan Pop: Pres atmosferë të mirë në stadium, kemi marrur masa që të evitohen problemet

11/15/2024 16:24
nga:E K

Kosova vazhdon ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror në ciklin kualifikues të UEFA Nations League.

Dardanët vazhdojnë sot udhëtimin e tyre për kualifikim aty ku do të kenë punë me rivalin kryesor të grupit të dytë të Ligës C të Kombeve, Rumaninë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rumania aktualisht është lidere e këtij grupi me 12 pikë, tre më shumë se Kosova që pozicionohet në vendin e dytë me 9 pikë me humbjen e vetme të pësuar që në xhiron e parë pikërisht nga kundërshtari i nesërm.

Kosova luan në transfertë për këtë takim aty ku sipas mediave të shumta priten edhe ‘duele’ jashtë fushe.

Tifozët rumunë prej kohësh kanë shfaqur pankarta dhe thirrje raciste ndaj Kosovës duke shfaqur urrejtje ndaj shtetit të Kosovës me parulla si “Kosova është Serbi”.

GazetaBlic Sport ka kontaktuar me gazetarin rumun Bogdan Pop i cili tha se pret atmosferë të mirë në stadium.

“Nuk di për praninë e tifozëve serbë nesër mbrëma. Mendoj dhe shpresoj që atmosfera të jetë e mirë, pa asnjë skandal. Federata Rumune ka dërguar mesazhe për tifozët që të tregohen të respektueshëm dhe të sjellshëm ndaj lojtarëve dhe tifozëve të Kosovës dhe të shmangin çdo problem.

Fatkeqësisht, ndeshjet e fundit ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës kanë qenë të tensionuara dhe kjo duhet të ndryshojë, për të mirën e futbollit.

Bsoj se është më shumë çështje politike kanë ndikim dhe nuk i kam të gjitha informacionet dhe detajet lidhur me këto çështje”, tha ai.