• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gazetari kroat, Velimir Bujanec ia qet Serbisë ‘dellat’ në shesh – ja çka po bëjnë kundër Kosovës!

01/25/2019 23:09
nga:FL.B

Gazetari kroat, Velimir Buajnec po konsideron se Serbia ka një fond të veçantë buxhetor me të cilin ajo kujdeset që t’i blejë politikanët botëror, në mënyrë që këta të fundit t’i bllokojnë hyrjet në institucionet ndërkombëtare.

Ai në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka thënë se serbët në buxhetin e tyre kanë ndarë me miliona të hyra por thotë se e gjitha kjo është një fshehtësi publike, të cilën sipas tij e dinë të gjithë por që duhet të flitet.

“E tash, shteti i pavarur i Kosovës është fakt për gjithë botën, edhe për neve që iu kemi njohur, edhe për ata që nuk iu njohin. Dhe hyrja në institucione siç është UNESCO e kështu me radhë, Serbia e bllokon me korrupsion politik.

Ata në buxhetin e tyre kanë ndarë me miliona të hyra për t’i blerë politikanët në botë, për t’i bllokuar hyrjet në institucionet ndërkombëtare. Kjo është një fshehtësi publike, e dinë të gjithë, për këtë duhet të flitet. Ata kurrë nuk kanë luftuar me nderë, por në mënyrë të pandershme për interesat e tyre.” – ka thënë Bujanec në emisionin e “GazetaBlic”.

/ © GazetaBlic /

04/26/2019 10:17

Conte në kontakt me Romën, Inter pranë rikthimit të Mourinhos