BLIC.TV

Gazetari kroat e bënë ‘horë’ ambasadoren kroate në Prishtinë, flet zi e terr për të!

01/25/2019 22:55
nga:Gazeta Blic

Gazetari i mirënjohur korat, Velimir Bujanec ka kritikuar me të madhe ambasadoren kroate në Prishtinë, Marija Kapitanoviq të cilës thotë se nuk do t’ia përmend as emrin.

Ai në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin” e ka akuzuar ambasadoren kroate se kjo e fundit më shumë e respekton Beogradin sesa Prishtinën dhe sipas tij, ajo nuk i përfaqëson fare të drejtat e kroatëve në Kosovë.

Bujanec madje ka shtuar se, sipas tij, ajo paraqet një turp të madh për kroatët.

“Madje ambasadorja kroate këtu në Prishtinë, që nuk dua as emrin t’ia përmend, siç i ka fyer shqiptarët – ajo më shumë e respekton Beogradin sesa Prishtinën dhe këtu ajo nuk i përfaqëson fare të drejtat e kroatëve të shumicës tonë – ajo paraqet një turp, turpin më të madh.” – ka thënë Bujanec, përcjellë GazetaBlic.

/ © GazetaBlic /