• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gazetari kroat, Bujanec: Serbët në APJ, me qëllim i vendosnin shqiptarët të parët në fushëbetejë

01/25/2019 22:46
nga:FL.B

Velimir Bujanec – gazetar i njohur në Kroaci, ka qenë i ftuar në “BlicInterview me Astrit Gashin” aty ku ka dhënë deklarata interesante sa i përket miqësisë mes shqiptarëve dhe kroatëve.

Ai ka folur edhe për Armatën Popullore të Jugosllavisë aty ku një numër i madh i luftëtarëve kanë qenë shqiptar.

Sipas Bujanec, serbët kur po zhvillonin luftën me kroatët i kishin vënë me qëllim shqiptarët në fushëbetejë por thotë se pavarësisht kësaj, ata nuk kanë gjuajtur në drejtim të ushtarëve korat por në ajër.

“Njerëzit e tregojnë edhe një rrëfim për Vukovarin. Serbët me qëllim i kanë shtyrë dhe i kanë vendosur përpara shqiptarët që kanë qenë të mobilizuar në APJ (Armata Popullore e Jugosllavisë). Njerëzit kanë thënë, jo vetëm në Vukovar, por edhe në shumë fushëbeteja të tjera kur vinte fjala që shqiptarët të shkonin në APJ, ata nuk kanë dashur të gjuajnë në ushtrinë tonë por me qëllim kanë gjuajtur në ajër, dhe mezi kanë pritur të dalin në anën kroate dhe shumë prej tyre kanë përfunduar në UÇK.” – ka thënë Velimir Bujanec në “BlicInterview”

/ © GazetaBlic /

04/26/2019 09:39

San Antonio nuk dorëzohet, barazon serinë çerekfinale me Denver