E, një gazetar që e përcjellë gjatë sektorin e ekonomisë dhe të energjisë, Lavdim Hamidi thotë se që nga paslufta e deri më tani, mbi 400 milionë euro të buxhetit të Kosovës kanë shkuar për serbët e veriut për faturat e energjisë dhe ujin e papaguar nga banorët në atë pjesë, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka thënë se qeveria e Kosovës me urgjencë duhet të bëjë presion te Bashkimi Evropian që t`i kërkohet Serbisë zbatimi i udhërrëfyesit për energjinë.
Sipas Hamidit, çdo shtyrje e kësaj marrëveshje, vetëm sa do të rëndoi xhepat e qytetarëve të Kosovës
“Problemi kryesor është se në veri të Kosovës qytetarët që nga pas lufta nuk paguajnë asnjë shërbim publik, përfshirë këtu edhe energjinë dhe kostoja ka arritur shifrën e përgjithshme rreth 400 milionë euro. Shpresat kanë qenë që në udhëzimin e ri të arritur nga Qeveria Kurti, qytetarët serb të veriut do të fillojnë pagesën. Mirëpo zhvillimet që ndodhen atje, problemi me targat si duket e shtye implementimin e marrëveshjes dhe për pasojë qytetarët serbe ende po e shfrytëzojnë këtë vakum politik dhe kjo barrë po shkon të pjesa tjetër. 400 milionë euro shpenzime të energjisë, një barrë e rëndë për xhepin e çdo konsumatori të Kosovës, po flasim gjysmë e buxhetit vjetor të shtetit për paga dhe mëditje dhe nuk ndodh në asnjë rast në botë ku një komunitet nuk paguan për më shumë se dy dekada për energjinë elektrike. Nuk ka ndodhur as në Serbi, ku qytetarët atje paguajnë energjinë dhe në asnjë shtet tjetër. Dhe kjo qëllimshëm nga ana e Elektroseveri, sepse nuk po dërgon të gjitha të dhënat e konsumatorëve dhe kjo ka ndikuar që të ketë shtyrje. Problemi më i madh është që përveç Qeverisë së Kosovës, është edhe te ndërmjetësuesit evropian, të cilët nuk po i bëjnë presion Serbisë për marrëveshjen e arritur dhe qytetarët të fillojnë të paguajnë energjinë e shpenzuar, kjo u konvenon serbëve dhe Serbisë”, thotë ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.